browser icon
You are using an insecure version of your web browser. Please update your browser!
Using an outdated browser makes your computer unsafe. For a safer, faster, more enjoyable user experience, please update your browser today or try a newer browser.

Fëmijët të Parët

Posted by on 1 August 2011

Fondacioni “Fëmijët të Parët” është një organizatë sociale, humanitare, jo-fitimprurëse dhe jo fetare me qëllimin e vetëm për të ndihmuar në zhvillimin e vendit nëpërmjet programeve të fokusuara në të drejtat e njeriut. “Fëmijet të Parët” është e regjistruar ligjërisht si një OJQ në gjykatën e Republikës së Shqipërisë në vitin 1999 dhe në Kosovë në vitin 2009. Qëllim i Fondacionit është  ndihma për njerëzit në nevojë sidomos për fëmijët në Shqipëri dhe në zonat e tjera shqipfolëse përmes programeve që synojnë lehtësimin e bashkëjetesës së grupeve të ndryshme etnike në Kosovë për të garantuar kështu stabilitetin.

Fondacioni menaxhon programet e mëposhtëme:

1 – “Rigjenerim shkollor”: në Dajç dhe Velipojë komuna në rajonin e Shkodrës me qellim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në përputhje me Konventen për të Drejtat e Fëmijëve. Përfituesit nga ky program janë 14 shkolla, 230 mësues, 500 nxënës dhe 10 përfaqësues të Drejtorisë së arsimit të 2 rajoneve.

2 – “Përmirësimi i sigurisë sociale në komunitet” në mënyre që të krijojë marrëdhënie të mira ndërmjet shkollave, policisë dhe anëtarëve të tjerë të komunitetit. Fushata ka përfshirë më shumë se 50.000 persona.

3 – “Ndërtimi i paqes në Kosovë”: krijimi i një  mjedisi paqësor dhe të qëndrueshëm mes bashkësive të ndryshme etnike në IstogKosovë.

4 – “Kanalizim të ujërave dhe sistemim i  zonës së gjelbërt”: për përmirësimin e  një nga zonave më të degraduara të qytetit të Peshkopisë dhe për organizimin e një fushate ndërgjegjësimi për çështjet e mjedisit.

5 – “Trajnim profesional”: për të ndihmuar refugjatët kosovarë të mbetur.

6 – “Menaxhim i qendrës kombëtare të azilkërkuesve”  që u ofron azilkërkuesve shërbim bazë si p.sh. ndihma ushqimore, kujdes shëndetësor, arsimor, etj.

7 – “Observator i analfabetizmit në Shqipëri” i cili vepron nën moton “asnjë fëmijë i lënë mënjanë”. Përfituesit e këtij programi janë 200 fëmijë nga familje shumë të varfra me qëllim për ti mbajtur larg nga rruga dhe për ti regjistruar në shkolla.

8 – “Programi shëndetësor”: në bashkë-punim me OJQ-të e huaja ndihmon fëmijët e familjeve shumë të varfra dhe me sëmundje të rënda që nuk trajtohen në Shqipëri.

Contatti
Fëmijët të Parët
Sede in Albania
Bulevardi “Gjergj Fishta” Kulla 8, Ap. 10
Tel/Fax: +355 42228694
Tirana – Albania
e-mail: childrenfirstalbania@yahoo.com
website: www.cffalbania.org
Persona di riferimento: Flamur Gorica

* * * *
Sede in Kosovo
Llukovc i poshtëm
Istog – Kosovë
e-mail: childrenfirstkosove@yahoo.com

Comments are closed.